Agjencia Zhurnal.mk.

Risi te Drita, para çdo ndeshje do të ketë konferencë për media

Skuadra gjilanase ka vendosur që nga edicioni i ri të mbajë konferencë për shtyp para secilës ndeshjes.

Drita ka falënderuar mediat për bashkëpunimin korrekt si dhe ka bërë të ditur se në çdo konferencë do të jetë trajneri Ardian Nuhiu dhe ndonjëri nga futbollistët e klubit.

Konferenca e parë do të mbahet të premten me fillim nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

NJOFTIM PËR MEDIA

FC Drta ju njofton se në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë një risi në komunikim me mediat dhe publikun.

Zyra për informim ju njofton se para çdo ndeshje kampionale, FC Drita do të mbajë konferencë për media dhe është e hapur për të gjithë gazetarët e interesuar.

FC Drita ju falënderon për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe korrekt me klubin, ndërsa tani e tutje do të realizojmë edhe një hap drejt transparencës dhe informimit të opinionit për të rejat që lidhen me klubin tonë, duke synuar gjithmonë të vërtetën dhe informimin e drejtë.

Në këto konferenca do të paraqiten kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, futbollistët apo zyrtarët e klubit, të cilët do të përgjigjen drejtpërdrejtë në pyetjet/interesimet e gazetarëve.

Konferenca e parë do të jetë ajo e së premtes, në ora 14:00, një ditë para ndeshjes ndaj KF Feronikelit, ku FC DRITA nis edicionin e ri si nikoqire në stadiumin “Selami Osmani – BEZI”, në Gjilan.

FC Drita edhe njëherë ju falënderon për bashkëpunimin.

Jeni të mirëseardhur!

FC Drita

/Gazeta Olle/

Related posts

Filipçe viziton pacientin që iu transplantua zemra: Po shërohet gradualisht

D V

Mot me vranësira, në pjesët perëndimore dhe jugore me reshje të kohëpaskohshme të shiut

D V

Presidenti Ademi takoi presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More