Agjencia Zhurnal.mk.

Rishfaqet Kukësi i vjetër, kaskada e Drinit pranë pikës së fundit

Rrënojat e Kukësit të vjetër, të përmbytur nga liqeni i Fierzës kanë rishfaqet në sipërfaqe, çka tregon se niveli i liqenit, që është ujëmbledhësi kryesor që furnizon tri hidrocentralet e kaskadës së Drinit është në pikë kritike. Edhe ura e dikurshme që lidhte Kukësin me qytetin e Prizrenit, ka rishfaqur gjithashtu në sipërfaqe.

Zyrtarisht, nga Prefektura e Kukësit mësohet se niveli aktual i liqenit është 257 metra, vetëm 17 metra larg pikës së vdekjes, që nënkupton ndalimin e prodhimit të energjisë. Për specialistin e mjedisit në Kukës, Arben Palushi, këto shenja tregojnë realisht një gjendje të rëndë kritike në këtë bazë.

Parashikimet nuk janë aspak optimiste pasi edhe në ditët në vazhdim, deri në përfundim të muajit mars, nuk parashikohen reshje, dhe me këto ritme arritja e pikës kritike të këtij liqeni është e afërt.

Për herë të fundit, rrënojat e qytetit të përmbytur të Kukësit janë parë në periudhën janar-shkurt 2017, kur kishim një situatë të ngjashme të prurjeve hidrike, raporton A2 CNN. 

Related posts

Policia shqiptare arreston policë e biznesmenë të përfshirë në trafikimin e emigrantëve

Xh M

Fundjava është për plazh! Temperaturat do të rriten deri në 31 gradë, java tjetër do të jetë…

Xh M

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, Shabani: Komision hetimor për skandalin dhe për emërimet e drejtorëve në institucion

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy