Agjencia Zhurnal.mk.

Rina Balaj publikon të tjera fotografi provokuese në bikini

Reperja nga Istogu, Rina Balaj, po vazhdon të jetë personazh shumë aktiv e madje edhe i ndjekur në rrjetet sociale.

 

Artistja shqiptare vetëm në Instagram ka mbledhur mbi 300 mijë ndjekës, për të cilët publikon imazhe e video të ndryshme duke mos munguar edhe me disa poza ngacmuese.

Ajo edhe këtë herë ka publikuar disa fotografi atraktive në bikini, teksa vë në pah linjat trupore.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

“Ditë e keqe për flokë, por e lumtur”, ka shkruar ajo.

21-vjeçarja ndërkohë shfaqet në top formë në një palë bikini me nuanca të arit përzier me ngjyrë të zezë.

Komplimentet për fizikun kanë qenë të shumta, gjersa postimi mblodhi afro 25 mijë pëlqime.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Rina momentalisht po shijon suksesin e albumit të ri “Balerina”, që e solli javë më parë.

Secila këngë u komentua dhe reagimet në tërësi ishin shumë pozitive. /Telegrafi/

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Related posts

“Jam me zemër të thyer për humbjen e jetëve të vëllezërve dhe motrave kosovare”, reagon Elvana Gjata

D V

Adele kryeson top-listat me “Easy On Me”, shitjet më të larta në javën e parë për një këngë në pesë vjet

D V

“Kuksi”, vjen nesër nga Gold AG

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More