Agjencia Zhurnal.mk.

Rikthimi në aktrim, biznesi, puna si modele dhe rigjetja e lumturisë në rolin e nënës për të famshmen ‘Hyrrem’

Aktorja turke, Meryem Uzerli, mahniti shikuesit me bukurinë dhe mençurinë e saj si sulltanesha Hyrrem serialin për sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil”. Por, pavarësisht se lumturia nuk e ka shoqëruar gjithmonë në jetë, ajo tashmë duket se më në fund shijon paqen dhe lumturinë.

E famshmja ‘Hyrrem’ përpiqet të jetë nëna më e mirë e mundshme për vajzat e saj Lara (shtatëvjeçare) dhe Lily Koi, e cila në janar do të mbushë një vjet. Për t’iu përkushtuar plotësisht amësisë, ajo publikon edhe fotografi nga përditshmëria me vajzat e saj që i shpërndan shpesh në rrjetet sociale.

Edhe pse roli i saj si Hyrrem i solli famë botërore, Meryem vendosi të largohej nga seriali. Ajo u kthye në Gjermani, ku ka lindur dhe ku jetojnë edhe prindërit e saj dhe kaloi dy muaj në një klinikë për trajtimin e krizës psikike.

Dyshohet se fajtor për gjithçka ishte marrëdhënia e saj me sipërmarrësin Can Ates, me të cilin mbeti shtatzënë. Pasi ai nuk deshi të dëgjonte për fëmijën dhe madje e bindi që të abortonte, aktorja u përball me probleme të rënda shëndetësore dhe madje tentoi të bënte vetëvrasje.Lexo po ashtu:

“Po atë mbrëmje në Antalia mora një çmim për aktrimin dhe u përpoqa të vrisja veten”, kishte pranuar ajo për mediat turke.

Sot, të gjitha i sheh si një pjesë të jetës që e ka kaluar dhe e ka bërë më të fortë. Ajo vazhdon të përsërisë sa e lumtur është dhe se roli i nënës është gjëja më e mirë në jetën e saj.

Meryem gëzon një marrëdhënie të lumtur edhe me partnerin e saj, i cili është edhe babai i vajzës së vogël Lily Koi, por me mjeshtëri e mban të fshehtë. Siç thotë bukuroshja, partneri i saj nuk dëshiron të ekspozohet në publik, gjë që e respekton.

Aktorja ka njoftuar se është duke punuar për projekte të reja, duke përfshirë një seri prej tetë deri në dhjetë episode dhe se përpara e shtyn pasioni në jetë.

“Më pëlqen të zbuloj energji të reja. Unë jam një nga ata që hidhen në ujë të ftohtë pa menduar për pasojat. Më pëlqen të rrezikoj dhe të bëj gabime gjatë rrugës derisa ai të më dërgojë atje ku duhet të shkoj”, janë fjalët e 38-vjeçares.

Related posts

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

D V

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

D V

Modelja Katie Price trondit me rrëfimin: Jam përdhunuar në moshën shtatë vjeçe në një park

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy