Agjencia Zhurnal.mk.

Rikthimi i Messit te Barca nuk është i pamundur, pohon këshilltari i Laportas

Rikthimi i Lionel Messit te Barcelona nga Paris Saint-Germaini nuk është pamundur – ka thënë Enric Masip, një këshilltar i presidentit të Blaugranëve, Joan Laporta.

 

Trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez, deklaroi javën e kaluar se dera në Camp Nou do të jetë gjithmonë e hapur për superyllin argjentinas dhe se ai e mirëpret rikthimin e tij.

Messi nuk e ka treguar nivelin e tij të lojës në Paris, ndërsa së fundmi është fishkëllyer nga tifozët pas eliminimit të PSG-së nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.

(Foto: Instagram/leomessi)

Këshilltari Enric Masip i ka qetësuar spekulimet për rikthimin e mundshëm të 34-vjeçarit te Barca, por nuk e ka hedhur poshtë mundësinë.

“Asgjë nuk është e pamundur, në jetë ndodhin situata të papritura. Fjalët e Xavit janë keqkuptuar…”.

“Ishte ndoshta një prej periudhave më të mira (të klubit prezenca e Messit), por gjërat shkuan në mënyrën si shkuan dhe ai zgjodhi një projekt në Paris”.

“Ajo që dukej se po rrënohet këtu te Barcelona, skuadra i ka mbijetuar dhe është angazhuar shumë”, ka thënë Masip për Cadena SER

Related posts

Shkupi i lëshoi në shitje biletat për revanshin kundër Dinamos

Z.H

Man United po punon për transferimin e Rabiot

Lea Muslija

Real Madridi bën ofertën e parë drejt PSG-së për Kylian Mbappen, plot 160 milionë euro në tavolinë për francezin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More