Agjencia Zhurnal.mk.

Rikthehet telenovela shqiptare “Njerëz dhe Fate”?/ Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi bëhen bashkë

Telenovela shqiptare “Njerëz dhe Fate” është rikthyer sërish në qendër të opinionit publik dhe artdashësve shqiptarë. Ka qenë aktori Arben Derhemi, i cili sot në rrjetet sociale ka publikuar një foto me të madhin Robert Ndrenika, duke nxitur edhe reagime nga ndjekësit.

 

Krahas fotos, Arben Derhemi, i cili në telenovelën “Njerëz dhe Fate” luante në rolin e Florit ka shkruar: Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerëz dhe fate”..Është gati..”.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo një shaka e aktorit, por ky postim ka shkaktuar entuziazëm.

ndrenika derhemi

“Njerëz dhe fate” telenovela e pare shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohe dhe ka vlere edhe sot te shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohe. 10-serite e para patën një sukses te madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues te vazhdonin me tej. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës.

Related posts

Sabri Fejzullahu publikon këngën e re “Djali nga Prishtina”

D V

Mira Janji,një këngëtare përveç që shquhet për formën e saja,bukuroshe,ajo poashtu është goxha e suksesshme në muzikë

D V

Ava Max paralajmëron projektin të ri: Brenda pak javësh do të ndajë me ju diçka shumë speciale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More