Agjencia Zhurnal.mk.

Rikthehet Rafis Aliti, e përkrah Teuta Arifin

Shkup, 29 shtator – Një kthim të befasishëm në skenën politike, gjegjësisht në BDI, e ka bërë dje Rafis Aliti, i njohur si komandant Mësuesi.

Ai është parë në konventën promovuese të BDI në Tetovë, ku ka qenë i ulur në rrethin e parë, në të djathtë të kandidates për Tetovën, Teuta Arifi informon portali “tetova1”.

Rafis Aliti ka qenë njëri ndër eksponentët kryesorë të BDI deri në vitin 2014.

Por me kalimin e viteve, Aliti gradualisht u largua nga skena për shkak të konflikteve me eksponent të caktuar në BDI në Shkup.

Por si duket në këto zgjedhje ish komandant Mësuesi ka vendosur që haptas të përkrah kandidaturën e Teuta Arifit për zgjedhjet lokale në Tetovë edhe pse vetë është nga fshati Radush-Komuna e Sarajit. 

Related posts

“Kandidatët” për Çairin nuk e dinë që janë kandidatë

I.A

Sllatinë/ BDI mposhti ASH-në me rezultat 1143 – 527

Z.H

Visar Ganiu u garanton banorëve të Seravës: 2mln euro investime në modernizimin e infrastrukturës nëntokësore

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy