Agjencia Zhurnal.mk.

Rikthehet Liga e Parë me ndeshjet e xhiros së 15-të, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Liga e Parë e futbollit në Kosovë është rikthyer pas pushimit të gjatë, me ndeshjet e xhiros së 15-të.

Sot janë zhvilluar dy ndeshje, teksa në vikend do të luhet xhiro e plotë, shkruan Gazeta Olle.

Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave.

Në Grupin A, sot u zhvillua derbi lokal Trepça – Trepça ’89, të cilën e fituan mysafirët me rezultat 1-3.

Nesër zhvillohen dy takime të këtij grupi, ku fokusi do të jetë tek dy skuadrat e mesit të tabelës, Istogut dhe A&N, të cilat përballen në stadiumin “Demush Mavraj”.

Këtë ndeshje do ta gjykojë Tefik Maloku, me asistentët Meriton Berisha dhe Liridon Selmani.

Delegimet e plota në Grupin A:

Duele interesante do të zhvillohen edhe në Grupin B, teksa sot Vushtrria ka barazuar pa gola ndaj Fushë Kosovës.

Të shtunën, Ferizaj udhëton drejt Prishtinës ku do të takohet me Flamurtarin dhe në rast fitoreje do të ngjitej në pozitën e parë në tabel.

Gjyqtari kryesor i këtij takimi do të jetë Egzon Dakaj, me asistentët Zgjim Rrahimi dhe Faton Jakupi.

Delegimet e plota në Grupin B:

/Gazeta Olle/

Related posts

Azhurnohet aplikacioni TVSH-ja ime, shkarkojeni nga Google Play Store

Z.H

Shkolla fillore “Goce Dellçev” paiset me dhomë me senzor

Xh M

Dita e dytë e vizitës së punës së Gençovskës, dënime për djegien e Qendrës së kulturës “Ivan Mijallov” në Manastir

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More