Agjencia Zhurnal.mk.

Riker paralajmëroi “listë të zezë” edhe për Maqedoninë e Veriut në takimin me Zaevin

Shkup, 2 korrik – Në Ohër sot mbajti konferencë edhe Filip Riker, u.d. ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku Riker paralajmëroi luftë kundër korrupsionit, si një nga prioritetet e Presidentit Biden.

 

“SHBA-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut në aspiratat për Bashkimin Evropian, çështjet bilateral nuk duhet të jenë në tavolinën e negociatave”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, si një epilog i takimit Zaev – Riker.

Ai theksoi që vendet e Evropës janë prioritet për Biden, duke përkujtuar se takimi i tij i parë u realizua pikërisht në Evropë.

“Nuk mund të them se kur dhe kush, apo si do të përdoret ky mjet, por është mjet, është një sinjal nga Presidenti dhe Administrata për seriozitetin që kemi për këtë. Keni dëgjuar presidentin Biden që thotë se lufta kundër korrupsionit është në top prioritetet në politikën e jashtme në të gjithë botën, përfshi këtu”, deklaroi Riker në lidhje me listën e zezë, listë ku ishte i përfshirë së fundmi edhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Related posts

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nesër mblidhet për gjykatësit e rinj kushtetues

Z.H

Petrovska: Asnjë strategji për kërcënime hibride nuk mundet plotësisht të zbatohet nëse në të nuk marrin pjesë të gjithë aktorët në shtet

Xh M

Kostov: Nëse respektohen masat gjatë festave, nuk do të ketë rritje të numrit të të infektuarve

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More