Agjencia Zhurnal.mk.

Rifunksionalizohet terminali doganor i Trepçës, Kurti: Padrejtësisht kjo hapësirë i është dhënë një privati, po e korrigjojmë një dëm të bërë para 7 vjetëve

Nga sot është rihapur terminali doganor shtetëror brenda hapësirave të Ndërmarrjes Publike “Trepça” në Mitrovicë.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se padrejtësisht kjo hapësirë i është dhënë një privati.

“Nga viti 2003 deri në vitin 2014, terminali doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës. Padrejtësisht edhe çuditërisht kjo hapësirë i është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës së Trepçës, e ç’rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune. Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, ka humbur Trepça dhe ka fituar një privat”, tha Kurti.

Po ashtu, ai ka theksuar se, po korrigjohet një gabim i bërë para shtatë vjetëve.

“Sot është një ditë tejet e rëndësishme për të gjithë ne. Nga ky veprim i sotëm përfitojnë të gjithë, shteti i Kosovës, Trepça, Dogana e Kosovës, e në veçanti bizneset, e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vjetësh”, ka theksuar ai.

Ky terminal kishte operuar nga viti 2003 deri në vitin 2014.

Në ngjarjen për hapjen e terminalit ka marrë pjesë kryeministri Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Po ashtu, të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë doganor.

Related posts

​Tragjedia në Kroaci, drejtoresha e Kryqit të Kuq në Sllavonski Brod: Ende kemi punë me disa nga të lënduarit

D V

Osmani takon kryeministrin holandez, i kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

D V

Fillon fushata për balotazh, liderët në mbështetje të kandidatëve të partive të tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More