Agjencia Zhurnal.mk.

Rezultate përfundimtare nga zgjedhjet në Izrael: Fitore e Netanjahut

Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu fitoi n zgjedhjet patlamentare që u mbajtën pardje, treguan rezultatet përfundimtare nga votimi, të publikuara sonte.

 

Kjo e hapë rrugën që Netanjahu të kthehet në pushtet, i cili ishte më s[ gjati kryeministër në historinë e Izraelit, 12 vite me radhë dhe gjithsej 15 vite.

Kryeministri izraelit në largim, Jair Lapid e pranoi humbjen nga ish-kryeministri Netanjahu, kumtoi sot kabineti i tij.

Në kumtesë thuhet se Lapid e uroi Netanjahun për fitoren e tij dhe e urdhëroi kabinetin e tij të përgatisë transfer të organizuar të pushtetit.

“Shteti i Izraelit është para çfarëdo mendimesh politike … I dëshiroj sukses Netanjahut, për të mirën e popullit të Izraelit dhe shtetit të Izraelit”, tha Lapid.

Shefi i qeverisë së përkohshme të Izraelit në katër muajt e kaluar e uroi Netanjahun për fitoren e tij para publikimit të rezultateve përfundimtare të cilat treguan se Netanjau siguroi shumicë parlamentare me aleatë fetarë dhe ultra-nacionalistë.

Pritet që ai ta formojë qeverinë më djathtiste në historinë e Izraelit kur do ta marrë pushtetin në javët në vijim.

Zgjedhjet e pesta në Izrael për më pak se katër vite u mbajtën në kohë të krizës politike dhe u konsideruan si referendum për aftësinë e Netanjahut për të sunduar derisa po gjykohet për korrupsion.

Në bazë të rezultateve përfundimtare, të cilat formalisht do të konfirmohen në ditët në vijim, Netanjahu dje aleatët e tij siguruan 64 vende në parlamentin izraelit (Kneset).

Kundërshtarët e tij nga koalicioni i mëparshëm i kryesuar nga Lapid fituan 51 vende, ndërsa vendet e tjera të deputetëve i mban një parti e vogël arabe.

Fitorja e Netanjahut dhe shumica e tij stabile tani për tani e përfundojnë destabilitetin politik, por e lë Izraelin të ndarë rreth udhëheqjes së vendit dhe vlerave që e definojnë, pa dallim nëse është hebraike apo demokratike apo të dyjat, transmeton Beta.

Pritet që partner kryesor i Netanjahut të jetë partia ultra djathtiste Cionizmi fetar, kandidat kryesor i të cilit është Itamar Ben-Gvir, ithtar i rabinit racist antiarab.

Ben-Gvir dëshiron ta përfundojë autonominë palestineze në pjesë të Bregut Perëndimor dhe të sjellë ligj i cili do ta anulojë gjykimin e Netanjahut dhe do ta dobësojë pavarësinë e gjyqësisë.

Ai pretendon të jetë ministër i policisë, ndërsa lideri i partisë Cionizmi fetar, Bezalel Smotriç, ministër i Mbrojtjes. 

Related posts

Salivan: SHBA i hedh poshtë planet ruse për referendume “të rreme” në Ukrainë

Xh M

Gjermania përfundon misionin në Afganistan, largohet nga aeroporti i Kabulit

Redaksia

Kryeministri polak fajëson Gjermaninë: Ata janë pengesa kryesore që nuk ka sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More