Agjencia Zhurnal.mk.

Rezistencë e madhe brenda MPB-së ndaj gjuhës shqipe në uniformat e policisë edhe pse e parasheh ligji

Shkup, 13 janar – Çështja e uniformave të policisë në gjuhën shqipe vazhdon të mos jetë e zgjidhur. Autoritetet sërish premtojnë se ky problem do të zgjidhet.

 

Dalë-ngadalë po kalojnë tre vite nga dita e votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, e Ministria e punëve të brendshme ende nuk po e përmbush obligimin që del nga ky ligj, që uniformat ti bëjë edhe në shqip.
Që në shkurt të 2020, Zëvendësministri i atëhershëm i punëve të brendshme, paralajmëroi se në afat të shkurtër, ligji do të zbatohet transmeton KlanM.

Nuhiu atë kohë nuk dha afat konkret, e nga përgjegjësia ikte edhe Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

Ndërkohë, Bujar Osmani, në janar të vitit të kaluar, tha që institucionet janë në periudhë të adaptimit të akteve ligjore me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, e paralajmëroi edhe masa ndëshkuese nga inspektorati nëse nuk respektohet ligji.

Inspektorati nuk ka shqiptuar dënim për MPB-në. E sot, tre vjet më vonë u tha edhe një premtim se kjo çështje do të hapet në javët e ardhshme transmeton KlanM. Kësaj radhe, këtë e tha Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR
E kam diskutuar këtë çështje me Ministrin e punëve të brendshme dhe më ka siguruar se nuk ka asnjëfarë problemi për ta respektuar Ligjin përdorimin e gjuhëve. Filluam me policinë pyjore, atje më tashmë janë ndryshuar uniformat dhe në pjesën veri-perëndimore, të gjithë policët i kanë uniformat në dy gjuhë. E njëjta do të ndodhë edhe me uniformat e policisë në komunat ku vlen Ligji për përdorimin e gjuhëve.
Vlerësoj në javët para nesh do e adresojmë këtë çështje në Qeveri.

Neni 23 i Ligjit për përdorimin e Gjuhëve thotë:

(1) Në afat prej një viti nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji, të gjitha institucionet kompetente obligohen që t’i miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji.
(2) Në afat prej gjashtë muajsh nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji, institucionet obligohen t’i zbatojnë obligimet e theksuara në nenin 7 të këtij ligji.
Problemi me uniformat në Polici u shfaq në interpretimin e ligjit, gjegjësisht, se ku duhet dhe nuk ka nevojë të përdoret dygjuhësia. Për tu zgjidhur kjo çështje, u formua edhe një grup punues, por pas disa takimeve, ky grup punues pushoj së funksionuari./KlanMacedonia/

Related posts

Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene

D V

Zaevi do të marrë pjesë në panelin e liderëve në Forumin strategjik në Bled të Sllovenisë

Z H

Sa janë të sigurta spitalet modulare në Maqedoninë e Veriut? Drejtorët refuzojnë të flasin

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More