Agjencia Zhurnal.mk.

Rexhepi: Të hënën përmes pres konferencës, do t’i sqaroj gjitha paqartësisë rreth mos-prezencës time

Shkup, 12 nëntor – Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi përmes një profili privat në Facebook deklaroi se gjatë ditës së hënë do të paraqitet para mediumeve për të sqaruar gjitha paqartësisë rreth mos-prezencës së tij në Kuvend gjatë ditës së djeshme, kur edhe duhej të votohej mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë.

 

“Të nderuar miq e familjarë pa marë parasysh bindjeve të juaja politike,Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen që ma jepni.Në ditën në vijim do të kemi rast që të informoheni më shumë drejt për drejt për gjithë çka. Sa i përket mediumeve dhe interesimit të madh që e kuptoj i informoj që paraqitja ime e parë do të jetë të hënën përmes pres konferencës.Për në fund apeloj deri te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët tanë. Emocionet duhet lënë anash dhe veprimet duhet të bëhen me maturi.

Related posts

Janë regjistruar 524 të infektuar të rinj, 565 të shëruar dhe nëntë të vdekur nga Kovid-19 në 24 orët a kaluara

D V

Padi penale për dy persona për ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit

Z H

Deri tani 782 qytetarë e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More