Agjencia Zhurnal.mk.

Rexhepi: Pasi Zaevi e tërhoqi dorëheqjen, vendosa të mos përkrah rrëzimin e qeverisë

Shkup, 15 nëntor – Deputeti i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi tha se ka pasur kërcënime, duke përfshirë edhe kërcënime për jetë.

Ai tha se këto raste i ka paraqitur në polici, por nuk deshi të tregojë se kush e ka kërcënuar që të “mos dëmtojë procedurën”.

Si shkaqe që ndërroi mendje për rrëzimin e Qeveisë, ai përmendi tërheqjen e dorëheqjes nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, deklaratën e presidentit francez Makron, vendimin e gjykatës që të mos ketë rivotim në Zhelinë, por edhe frika se me rrëzimin e Qeverisë do të dështonin gjasat për marrje të datës për negociata me BE-në më 14 dhjetor, transmeton Zhurnal.

“Kur kryeministrit Zoan Zaev dha dorëheqje, përfaqësues të partisë sime deklaruan se nuk është koha për zgjedhje të reja dhe shumica duhet të mbetet e njëjtë. Pyetja ime është pse nuk u prit 14 dhjetori dhe samiti i BE-së, pastaj jo 64 por ndoshta do të bëheshim 75 deputetë që do të votonim për rrëzimin e Qeverisë”, tha Rexhepi duke shtuar se mbetet deputet i Lëvizjes Besa dhe se dëshiron që në organet partiake ta sqarojë vendimin.

Ai tha se është i gëzuar që vendi do të vazhdojë rrugën e NATO-së dhe BE-së.

“Për të mos mbetur dyshime, para jush dua të them se unë Kastrito Rexhepi, me vullnetin tim dhe me vendosmëri u strehova në ditën e votimi, me qëllim që mos të lejojë që për shkak rezultateve në zgjedhjet lokale vendi të mos shkojë në drejtim që nuk e dua dhe në kundërshtim me bindjet e mia”, tha Katriot Rexhepi.

Ai tha se është strehuar që të mos sulmohet fizikisht, sipas tij janë serioze dhe të turpshëm pretendimet se dikush me ka kidnapuar, apo mbajtur me forcë me materiale komprometuese.

“Jo zonja dhe zotërinj mos vallë duhet të më kërcënojnë që të jem me NATO-n dhe BE-në”, tha Kastriot Rexhepi, raporton SHENJA.

Kastriot Rexhepi thotë se tani nuk është koha për zgjedhje të reja, por për ballafaqim me gjitha sfidat që i ka vendi. /SHENJA/

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy