Agjencia Zhurnal.mk.

Rexhepi: Debatet për Tetovën mes partnerëve të Qeverisë, marketing politik

Shkup, 21 korrik – Debatet mes partnerëve të koalicionit qeverisës për mbështetje në zgjedhjet lokale në Tetovë janë vetëm marketing politike dhe asgjë më tepër. Kështu konsideron shefi i grupës së deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexhepi, informon Zhurnal.

Sipas tij, të gjitha partitë të pushtetit do të bashkohen, por kjo nuk do të mjaftojë të parandalojnë ndryshimet që do të vijnë në zgjedhjet e tetorit.

“Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë në koalicion dhe ne bisedojmë rreth mandateve për kryetar komune dhe listat e këshilltarëve. Besoj se shumë shpejtë do t’i miratojmë. Sa i përket shumicës, ata bëjnë marketing politik dhe në fund të gjithë do të bashkohen, BDI, Besa, LSDM dhe PDSH që të fitojnë por nuk do të arrijnë. Opozita është e bindur se në këto zgjedhje lokale do të jenë zëri i popullit dhe fuqishëm besojmë se kjo do të jetë zëri i ndryshimeve”, tha Skender Rexhepi.//Zhurnal.mk

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy