Agjencia Zhurnal.mk.

Revizioni dyshon se edhe sivjet ka dyshime për veprime joligjore

Shkup, 21 tetor – Raportet e revizionit të këtij viti janë në fazën e përgatitjes. Ka dyshime të caktuara për veprime të jashtëligjshme, por publiku do të jetë i informuar se për çka bëhet fjalë pasi raportet do të jenë përfundimtare, tha sot kryerevizori në Entin Shtetëror të Revizionit (ESHR) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës përfundimtare për projektin tuining të BE-së “Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare”, Acevski theksoi se organet kompetente mund të veprojnë edhe me të dëgjuar – pasi ESHR do t’i vendosë raportet përfundimtare të revizionit në ueb-faqen e saj.

Acevski sqaroi edhe se numri i revizioneve përcaktohet me programin vjetor të ESHR. Por, nëse ESHR vërteton dyshime të caktuara materiale për veprime të jashtëligjshme te ndonjë subjekt, programin mund ta ndryshojë dhe plotësojë edhe ai subjekt të jetë lëndë e revizionit.

“Me Programin për vitin 2022, raportet e revizionit janë në fazën e përgatitjes. Kemi disa dyshime për praktika të paligjshme, por kur raportet e revizionit të jenë përfundimtare do të informojmë publikun e gjerë. Sa i përket palëve të interesuara, pavarësisht nëse ESHR-ja ka dorëzuar raporte përfundimtare në Prokurorinë Publike apo MPB, ata gjithmonë marrin informacione edhe se raportet janë postuar në faqen tonë të internetit, kështu që ata mund të veprojnë me të dëgjuar”, deklaroi kryerevizori.

Ai përkujtoi se nga 1 tetori i vitit 2022 ESHR e ka njoftuar publikun se vijon përgatitja e programit për vitin 2023.

“Prandaj, edhe një herë kërkojmë nga të gjitha palët e interesuara, personat fizikë dhe juridikë, nëse besojnë se disa subjekte nga sektori publik kanë kryer keqpërdorime të caktuara, kanë dyshime apo mendojnë se duhet të jenë lëndë e revizionit, të dërgojnë kërkesë që realisht paraqet një nismë që disa lëndë të jenë pjesë e revizionit që të përfshihen në program për vitin 2023”, tha Acevski.

ESHR vitin e kaluar ka dhënë 109 raporte të revizionit te disa prej të cilëve është konfirmuar veprim joligjor, ishin dorëzuar te organet kompetente, duke përfshirë edhe Prokurorinë Publike.

“Kemi informacione kthyese, por nuk mund t’i ndaj me publikun. Derisa të ketë një aktgjykim të formës së prerë, nuk mund të them se dikush ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Është vetëm një dyshim. Besoj se PP do të ofrojë më shumë informacion çka dhe si pas këtyre raporteve përfundimtare të revizionit. Nga ESHR shpesh pritet t’i përfundojë të gjitha aktivitetet, duke përfshirë ekzekutimin e revizionit dhe përcjelljen e procedurave të mëtejshme, dhe procesi i përgjithshëm i veprimit në raportet përfundimtare të revizionit është përgjegjësi e disa autoriteteve kompetente: Prokurorisë Publike, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe gjykatat kompetente që përcaktojnë nëse sipas raporteve të caktuara ka punë legale apo joligjore”, theksoi Acevski.

Sipas tij, deri më tani asnjë institucion nga sektori publik nuk e ka penguar punën e ESHR.

“Kjo duhet të jetë dëshmi se të gjithë duan të bashkëpunojnë dhe kanë respekt për punën e ESHR: Nëse i shihni konkluzionet e Qeverisë pas shqyrtimit të raporteve përfundimtare të revizionit, mund të konkludoni se kontributi i ESHR është i madh sepse përveç që i kemi bërë rekomandimet, qeveria nxjerr konkluzione shtesë që i obligon jo vetëm subjektet që ishin lëndë e revizionit, por edhe subjektet e tjera në sektorin publik për mënyrën e veprimit”, potencoi Acevski.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy