Agjencia Zhurnal.mk.

Revista prestigjioze amerikane i dedikon një numër special Kadaresë

Tashmë të gjithë jemi të vetëdijshëm se Ismail Kadare nuk është më vetëm shkrimtari i shqiptarëve, por i mbarë botës. Së fundmi revista më e njohur dhe prestigjioze letrare “World Literature Today” ka vendosur në kopertinën e saj shkrimtarin e shquar shqiptar dhe i ka dedikuar një artikull të plotë veprës së tij.

 

Në editorialin e këtij numri, kryeredaktori i revistës “World Literature Today”, Daniel Simon, shkruan se gjenialiteti i Kadaresë qëndron sa në rrënjosjen që ai i ka bëre veprës së tij në një hapësirë specifike, e në kontekstin historik të fund nëntëqindës, aq edhe në kapërcimin e kësaj origjine, për të dialoguar me kryeveprat e letërsisë botërore. Ai gjithashtu ka përdorur një citim të kolegut të tij dhe njëherësh studiuesit të letërsisë së krahasuar, David Bello, që në universin imagjinar të Kadaresë sheh gjithë botën të shprehur në formë letrare.

Related posts

Filmi “Zgjoi” jepet premierë në Festivalin e Filmit në Zvicër

D V

Në nëntor lansohet “Red Notice” – filmi me ‘The Rock’, Gal Gadot e Ryan Reynolds

D V

Filmat e rinjë që priten të lansohen në pjesën e mbetur të 2021

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More