Agjencia Zhurnal.mk.

Restriksione gjashtë orëshe në furnizimin me ujë për shkak të një defekti të ri në sistemin e ri të ujësjellësit

Tetovë, 17 dhjetor – Ndërmarrja publike komunale “Tetovë” prej sonte do të vendosë restriksione gjashtë orëshe në furnizimin me ujë të qytetit. Shpjegimi është se ka përsëri defekt në sistemin e ri të ujësjellësit që e sjell ujin nga lokaliteti Leshnicë.

 

“Për shkak të një defekti serioz të F-500 në linjën – Leshnicë, uji në rezervuarët e qytetit është ulur në mënyrë drastike me një vlerë mesatare prej 150 litra në sekondë. Për të ofruar shërbim të barabartë me ujin e pijshëm në të gjitha pjesët kritike të qytetit, do të ketë restriksion të ujit të pijshëm nga ora 01:00 deri në orën 04:00 dhe nga ora 13:00 deri në orën 16:00, njofton Lulzim Shaqiri, kryetar i “Ujësjellësi dhe kanalizimet.”

Për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit të qytetit, për zbutjen e situatës, NKP Tetovë aktivizon bunarët për furnizim shtesë.

Related posts

Varheji: Nuk ka dyshim se Ballkani Perëndimor është tërësisht i përkushtuar të bëhet pjesë e BE-së

Z H

16 viktima dhe 444 raste të reja me Covid

Z H

Inkurajimi i ambicieve globale klimatike – qëllim primar i Samitit për klimën në Gllazgou

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More