Agjencia Zhurnal.mk.

Reshjet të mirëseardhura për bujqësinë, nga java e ardhshme kushte optimale për mbledhjen e rekoltës

Shkup, 15 tetor – Vala e lagësht solli sasi të shiut ekuivalent me shuma dymujore. Pas një periudhe të gjatë të thatë, ky karakter i matur i reshjeve të cilat tërësisht janë absorbuar në tokën e thatë është ajo për të cilën kishin nevojë bujqit, thonë agrometeorologët.

Megjithatë, shtojnë, për momentin lagështia momentale është shumë e madhe për të filluar çfarëdo punimesh në fushë.

“Duke i pasur parasysh parashikimet, kjo valë e lagësht përfundon kësaj fundjave dhe javën e ardhshme duhet të kemi para së gjithash mot të thatë, pa reshje, në fillim me vranësira mesatare, me rritjen e temperaturave të ditës të cilat duhet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius gjatë javës, që është lajm i mirë për prodhuesit bujqësorë. Për bujqit është e rëndësishme që vranësirat do t’i ruajnë temperaturat e mëngjesit në nivel më të lartë ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje me çka do të nxehet atmosfera dhe nuk do të ketë temperatura minimale të mëngjesit. Kjo do t’u mundësojë kushte optimale për mbledhjen e rekoltës”, theksojnë agrometeorologët.

Related posts

Zëvendësministri i Financave Nikolloski në takimin pranveror të FMN-së dhe BB-së në Uashington

D V

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

Xh M

Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy