Agjencia Zhurnal.mk.

Reshjet shkaktojnë probleme në Dibër

Disa shtëpi rrezikuan të përmbyten, evakuohen banorët e dy shtëpive që ishin drejt shembjes. Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar disa probleme në qarkun e Dibrës. Bora është shkrirë në zonat e ulta, por si pasojë e shiut me intensitet ka patur dalje të përrenjve nga shtrati.

Pati prezencë uji në 4 banesa në njësinë administrative Kastriot të Dibrës ndërsa në Gollobordë banorët e dy shtëpive u evakuuan pasi banesat rrezikonin të shembeshin. Në disa rrugë drejt zonave malore ka patur rrëshqitje të gurëve dhe inerteve, por megjithatë sipas autoriteteve janë të qarkullueshme. Rënie të inerteve pati edhe në rrugën e Arbrit, por situata paraqitet tashmë normale pasi inertet janë larguar nga aksi. ARRSH njofton se disa rrugë drejt zonave të thella qarkullohen me zinxhirë.

Probleme pati edhe në qarkun e Elbasanit. Për shkak të reshjeve të dendura pati rrëshqitje të gurëve dhe inerteve në zonën e quajtur Kthesat e Murrashit në aksin Elbasan Librazhd. Ky aks tashmë qarkullohet pa problem ndërsa është normalizuar situata edhe në rrugën që lidh Gramshin me Korçën. Falë punës së punonjësve të OSHEE dhe OST në terren janë riparuar defektet në rrjet dhe është rikthyer energjia elektrike.

Related posts

Komisioni i Shëndetësisë/ “Ku është ‘dhoma e rrëfimit’?” Korreshi me batuta, Koçi kërkon “uljen e gjakrave”: Të mos e bëjmë si hetim penal!

D V

Italia, Sllovenia, Hungaria, Kroacia dhe Austria pro Ballkanit në BE

D V

Rama mbledh partinë para nisjes në Greqi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky