Agjencia Zhurnal.mk.

Reshje të rrëmbyeshme dhe breshër e ka përfshirë Shtipin

Shtip, 5 korrik – Reshje të rrëmbyeshme dhe breshër të përcjella me bubullima të fuqishme e kanë përfshirë qytetin e Shtipit. Rreth gjysmë ore pa energji elektrike janë banorët e lagjeve më të mëdhe të Shtipit, Senjak dhe Tetë Nëntori.

Nuk ka dëme materiale, ndërsa për momentin uji po kullohet në kanalizimin atmosferik. Për shkak të prurjeve të ujërave nga lagjet, që janë në zonat e larta, rrugët në rajonin qendror të qytetit janë me gurë dhe rërë.

Kryetari i Komunës së Shtipit, Ivaj Jordanov deklaroi për MIA-n se do të dalin në terren ekipet e ndërmarrjeve publike të Shtipit për t’i pastruar rrugët, ndërsa në mënyrë plotësuese edhe do të informojnë nëse ka paraqitje për dëme nga ana e qytetarëve. 

Related posts

Kush e ka radhën për në “listën e zezë” amerikane?

I Z

Lloga nënshkroi kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit

D V

Komuna Qendër hapi Zyrën e parë të Energjisë në vend

D V