Agjencia Zhurnal.mk.

Reshje të dobëta të borës në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Shkup, 9 dhjetor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata, përveç në pjesën jugperëndimore ku vërehen reshje të dobëta të shiut. Në aksin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit, nga fshati Lisec deri në Kodër të Diellit, ka reshje të dobëta të borës, informojnë nga LAMM.

 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim me kujdes të automjeteve, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave të lumenjve dhe grykave, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Kim: Të hapen negociatat para fundit të vitit, mbështesim Ballkanin e Hapur

D V

Studentët e Maqedonisë do të marrin nga 2.400 denarë në muaj për ushqim

D V

Hoxha: Nesër do ta dorëzoj dorëheqjen si ministër

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More