Agjencia Zhurnal.mk.

Republikanët gjithnjë e më afër shumicës në Kongresin amerikan

Partia republikane po i afrohet numrit të përfaqësuesve të nevojshëm për shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme për Kongresin e SHBA-së, përderisa kontrolli i Senatit varet nga rezultatet nga zgjedhjet në disa shtete federale.

 

Kur bëhet fjalë për Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët tani janë gjithnjë e më afër shumicës prej 218 vendeve të nevojshme për marrjen e kontrollit.

Sipas rezultateve të Si-En-En, republikanët për momentin kanë 209 përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa demokratët kanë 191. Në Senat, republikanët për momentin kanë 49 mandate, ndërsa demokratët 48.

Secila parti do të mund të sigurojë shumicë në Senat me fitore në Nevada dhe Arizona ku votat ende po numërohen.

Në Nevada për momentin po udhëheqin republikanët me 49,4  për qind të votave, përderisa demokratët kanë 47,6 për qind.

Në Arizonë po udhëheqin demokratët, të cilët fituan 51,4 për qind të votave, para republikanëve të cilët kanë 46,4 për qind.

Related posts

Irani e konsideron shaka donacionin e jugkoreanëve me maska

D V

Ukraina sulmon pozicionet ruse në Herson

Xh M

Holandë: Dhjetëra pasagjerë nga Afrika e Jugut dalin pozitivë me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More