Agjencia Zhurnal.mk.

Renditja e skuadrave më të vlefshme, katër lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës kanë vlerën e njejtë

Pas përmbylljes së afatit kalimtar të janarit, vlera e skuadrave dhe lojtarëve ka lëvizur në tregun e transferimeve.

BKT Superliga e Kosovës ka arritur vlerën e 24.45 milionë euro pas përfundimit të merkatos së janarit, ku shumë skuadra arritën të transferojnë lojtarët më cilësor në tregun e transferimeve

Skuadra më e vlefshme në futbollin vendor është Ballkani, portokallinjët vlerësohen me 3.73 milionë euro, të ndjekur nga Prishtina me 3.60 milionë euro, Drita dhe Llapi  me 3.48 milionë euro ndajnë pozitën tre dhe katër, Top 5 mbyllet nga kampionët vjeshtor të cilët kapin vlerën e 2.48 milionë eurove.

 

Lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës janë katër të cilët vlerësohen me nga 325 mijë euro.

Rron Broja (Drita), Valmir Veliu (Llapi), Francisco Riveira (Llapi), Marko Simonovski (Drita) i prijnë listës në futbollin kosovar me Ermal Krasniqi (Ballkani) i cili kompleton Top 5 lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës. Sulmuesi këmbëshpejtë vlerësohet me 300 mijë euro.

Portieri i cili ka vlerën më të lartë në BKT Superligën e Kosovës është gardiani i kampionëve, Betim Halimi (Prishtina) vlerësohet me 275 mijë euro, i ndjekur nga Stivi Frashëri (Ballkani) me 225 mijë euro, Faton Maloku (Drita) 175 mijë euro, në vendin e katërt është portieri i Malishevës, Flamur Gashi vlerësohet me 125 mijë euro, Top 5 poriterët më të vlefshëm mbyllet me Ardit Nika (Prishtina) i cili vlenë 100.000.

Mbrojtësi më i vlefshëm vazhdon të mbetet Armend Thaqi (Ballkani) me 300 mijë euro, në vendin e dytë renditet kapiteni i Dritës, Ardian Limani me 275 mijë euro, vlerën e njejtë ka dhe Rrustem Hoxha mbrojtësi i Ballkanit, listën e pesë më të mirëve e mbyllin dyshja e Llapit, Bianor Neto me 225 mijë euro dhe Elvis Prençi me 200 mijë euro.

Rron Broja (Drita) dhe Francisco Riveira (Llapi) ndajnë dy pozitat e para me nga 325 mijë euro, të ndjekur nga Edvin Kuc (Ballkani) me 300 mijë euro, Albert Dabiqaj (Gjilani) 275 mijë euro dhe Nazmi Gripshi (Ballkani) me 275 mijë euro.

Top 5 sulmuesit më të vlefshëm në BKT Superligën e Kosovës janë, Valmir Veliu (Llapi) dhe Marko Simonovski (Drita) ndajnë pozitën e parë me 325 mijë euro, të ndjekur nga Ermal Krasniqi (Ballkani) 300 mijë euro, lista mbyllet me dyshen Leotrim Kryeziu dhe Theophilus Solomon me nga 225 mijë euro.

/Gazeta OLLE/

Related posts

Në Vranje në vitin 2021 janë vaksinuar gjithsej 26.689 shtetas të Maqedonisë së Veriut

D V

Shkup, sot regjim i posaçëm i komunikacionit

Redaksia

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen kandidaturat e partive

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More