Agjencia Zhurnal.mk.

Renditja e FIFA, Shqipëria në vendin e 66

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk ka ndryshuar pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin Dhjetor. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja gjenden në vend të 66, ashtu siç edhe ishin pozicionuar në Nëntor. Edhe Kosova vazhdon që të mbajë vendin e 111-të, si një muaj më parë.

 

Pas Shqipërisë është Maqedonia e Veriut, e 67, që po ashtu nuk ka asnjë ndryshim krahasuar me një muaj më parë. Nga rivalët e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, më lart pozicionohet Rusia, që mban vendin e 34, ndërsa Islanda gjendet e 62. Izraeli është përmirësuar me një pozicion nga muaji Nëntor, duke shkuar në vend të 78.

Për vitin e katërt radhazi, Belgjika e mbyll në vend të parë, edhe pse vetëm 2.1 pikë më shumë se Brazili. Podiumin e plotëson Franca në vend të tetë. Anglia është në vend të katërt, Italia e gjashta ndërsa Gjermania në vend të 12 në renditje. Kanadaja zgjidhet “Ekipi më i përmirësuar i vitit”.

Related posts

Alisson: ‘Topin e Artë’ e meriton Salah

Z H

Cazorla gëzon tifozët e Barcelonës, tregon punën dhe idetë e Xavit

D V

E kryer, Insigne në verë bëhet lojtar i Torontos

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More