Krahasuar me Maqedoninë e Verit, diaspora e Kosovës këtë vit ka sjellë dyfishin. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ka rritje të dërgesave nga diaspora për rreth 78 milionë euro.
Besnik Kada nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka thënë për RTK-në, se gjatë periudhës janar-qershor 2023, shuma e remitancave është 632 milionë e 900 mijë euro.
“Krahasuar me 555 milionë e 400 mijë euro në vitin 2022, pra kemi një rritje prej 77.5 milionë euro më shumë, krahasuar me gjashtë mujorin e njëjtë të vitit paraprak”, tha Kada.
Ai bëri me dije se shteti nga i cili më së shumti janë regjistruar remitancat është Gjermania, e ndjekur nga mërgimtarët në Zvicër e më pas ata në SHBA.