Agjencia Zhurnal.mk.

Remenski: Nuk brengosem pse humba, brengosem pse kaq pak anëtarë dolën në votim

Shkup, 13 dhjetor – Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Frosina Remenski, mbrëmë pas përfundimit të votimit në zgjedhjet e brendshme partiake tha se aspak nuk është e kënaqur nga dalja e anëtarësisë për të votuar dhe kjo ndoshta është mëe rëndësishme se sa rezultati në zgjedhje.

 

Sipas saj, të gjithë nga partia duhet të mobilizohen rreth atij që do të fitojë, informon Zhurnal.

Remenski pret që të dalin në pah çështjet që do ta ndihmonin LSDM-në t’i tejkalojë sfidat para së cilave ndodhet.

“NGa ajo që po dëgjoj edhe nga komisioni qendror zgjedhor, aspak nuk jam e kënaqur nga dalja e anëtarësisë sonë. Kjo është çështje serioze për një diskutim brendapartiak lidhur me atë që e presim si rezultat. Ndoshta nuk janë aq të rëndishme rezultatet por ajo pse anëtarësia nuk vendosi të del në zgjedhje. Kam vërejtje dhe do t’i them. Mendoj se pikërisht nga këto çështje duhet të fillohet angazhimi jodeklarativ për bashkim. Besoj dhe e di se përparësinë e kishte Kovaçevski. Do t’i dëgjoj rezultatet, do t’i jap dorën dhe do i dëshiroj të gjitha të mirat, do t’i them të kujdeset shumë më tepër për atë që do të thotë punë partiake, bashkim të partisë. Shpresoj se pas këtyre rezultateve do të mund të bëhet shumë më tepër dhe ndoshta do të hapet ai diskutim në parti nëse është e mundur që kryeministri dhe kryetari i partisë të menaxhojë procese të tilla serioze”, tha Remenski.

Remenski shprehet se ajo ka qenë një nga të paktat që ka bërë thirrje për mobilizim të partisë.//Zhurnal.mk

Related posts

Mosrespektimi i masave e rrit numrin e pacientëve të hospitalizuar nga korona në Tetovë

D V

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Z H

7 të shëruar dhe 21 raste të reja me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More