Agjencia Zhurnal.mk.

Rektori Zeqiri inspekton ish kazermën Ilinden, Izet Mexhiti: Vendi që shumë shpejtë do të mirëpret ajkën e rinisë shqiptare

Shkup, 30 prill – Deputeti Izet Mexhiti në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë disa fotografi ku shihet rektori i sapozgjedhur i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri duke inspektuar ish Kazermën Ilinden, vend ky që do të shfrytëzohet si objekt për Universitetin “Nënë Tereza”, përcjell TV21. Mexhiti ka uruar akademikun Zeqirin për detyrën e re ndërsa thotë se ky vend shumë shpejt do të mirëpret ajkën e rinisë shqiptare.

“Universitetet duhet të jenë vend i dritës, mësimit dhe lirisë. Këto elemente aq më tepër marrin kuptim kur e shohim sot rektorin e ri të Universitetit Nënë Tereza me stafin e tij duke e ideuar objektin e ri, si për rastësi në ish kazermën Ilinden, vendi që shumë shpejtë do të mirëpret ajkën e rinisë shqiptare.Universiteti Nënë Tereza do të vulos identitetin kombëtar shqiptar në Shkup, prandaj këtij projekti nuk kishte si mos i bashkangjiteshte një kuadër cilësor si akademik Izet Zeqiri i cili nuk kam dilemë që do të shfrytëzojë gjithë bagazhin e tij profesional dhe intelektual për ngritjen e cilësisë së arsimit.E përgëzoj për përzgjedhjen në detyrën e re dhe i deshiroj shumë suksese nga zemra”, ka shkruar Mexhiti.

Universitetet duhet të jenë vend i dritës, mësimit dhe lirisë. Këto elemente aq më tepër marrin kuptim kur e shohim sot…

Posted by Izet Mexhiti on Friday, April 29, 2022

Related posts

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

D V

Mediumet belge: Maqedonia e Veriut shkon në rreth të dytë votimi nga i cili varet e ardhmja evropiane

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky