Agjencia Zhurnal.mk.

Rektori i UT-së e priti në takim profesorin amerikan Xhim Lofton

Shkup, 22 dhjetor – U.D. Rektor i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Reshat Qahili bashkë me prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Dr. Shefik Shehu e kanë pritur sot në një takim miqësor profesorin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Prof. Dr. Xhim Lofton.

 

Me këtë rast Qahili e falënderoi profesorin për përzgjedhjen e tij që ka bërë për të qenë pjesë e stafit akademik të UT-së për një vit në kuadër të programit Fullbrajt. Po ashtu ai tha se Universiteti i Tetovës i është shumë falënderues qeverisë amerikane dhe universiteteve publike atje për mbështetjen e vazhdueshme dhe mundësitë e bashkëpunimit që i japin UT-së përmes programit Fullbrajt.

Në fund të këtij takimi Rektori  Qahili i shprehu mirënjohje profesorit Jim Lofton për punën e tij që po bën me studentët e Fakultetit Juridik duke ndarë me ta eksperiencat e tij profesionale mbi drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, pasi që profesori në këtë lëmë ka përvojë pune rreth 27 vjet. 

Related posts

Carovska në takim me drejtorët e shkollave: Me sukses filloi viti i ri shkollor me prezencë fizike

D V

Besimi – Kutirov: Sukseset në punë nuk janë të rastësishme, por janë rezultat i punës ekipore

D V

Ndahen mirënjohjet për studentët më të mirë të diplomuar të UCIM-it

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More