Agjencia Zhurnal.mk.

Rekord rastesh me coronavirus në Mal të Zi

Mali i Zi raportoi një numër të ri rekord të infeksioneve të reja me coronavirus.

 

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar 1747 infeksione të reja ndërsa gjashtë persona kanë ndërruar jetë, ku më i riu ishte 44 vjeç.

Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të infektuarve, nga sot kanë hyrë në fuqi disa nga masat më të rrepta të miratuara nga Qeveria për të frenuar përhapjen e coronavirusit. Masat do të jenë të vlefshme deri më 12 janar, raporton rtcg.

Gjithashtu, nga 2 janari nuk do të mjaftojë më vetëm një test negativ për të hyrë në Mal të Zi, por duhet të ketë një nga dy provat, që personi të jetë plotësisht i vaksinuar dhe dozën e dytë duhet ta ketë mare jo më vonë se gjashtë muaj.

Në të dyja rastet, personi duhet të ketë edhe një test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ose një test të shpejtë antigjenik jo më të vjetër se 48 orë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 2,407 gjersa 268328 janë infektuar me COVID-19.

Related posts

Qytetarët nuk i besojnë fjalëve të Vuçiqit – protestuesit sërish i bllokuan disa rrugë në Serbi

D V

Dyshime për korrupsion në Austri, policia bastis selinë e partisë së kancelarit Sebastian Kurz

D V

Grekët vaksinojnë edhe fëmijët, francezët mbyllin klubet e natës – masat e reja në vendet e BE-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More