Agjencia Zhurnal.mk.

Regjistrohen 280 raste të reja me Kovid-19, dhjetë të vdekur dhe 156 pacientë të shëruar

Shkup, 26 dhjetor – Gjatë 24 orëve të kaluara prej 3.929 testimeve të kryera, janë regjistruar 280 raste të reja të Kovid-19, 10 pacientë të vdekur si dhe 156 të shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

Nga rastet e reja të regjistruara, shumica janë në Shkup – 137, Prilep – 24, Ohër – 18, Manastir dhe Shtip – 15, Kavadar – 13, Gjevgjeli – 10, Resnjë – 9, Kumanovë dhe Strumicë – nga 8, Veles – 4, Vallandovë dhe Bogdance – nga 3, Kërçova dhe Demir Hisar – nga 2, Tetova, Gostivari, Koçani, Struga, Negotina, Radovishi, Vinica, Makedonski Brod dhe Dojrani – nga 1.

Ndërkaq personat e shëruar janë nga: Shkupi – 70, Kavadari – 23, Manastiri – 17, Prilepi – 13, Shtipi dhe Gjevgjelia – 6, Koçani, Kriva Pallanka dhe Krusheva – 3, Negotina dhe Shën Nikollë  – 2, Resnjë, Bogdancë, Kërçovë, Gostivar, Radovish, Vinicë, Probishtip dhe Kratovë – nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë raste të vdekjes: një nga Shkupi (61), Strumica (75), Kumanova (79), Ohri (71) dhe Krusheva (45), të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.

Janë kryer 3.929 analiza përmes: ISHP-501, QSHP Shkup-37, QSHP Manastir-92, QSHP Prilep-46, QSHP Kumanovë-81, Instituti i Mikrobiologjisë-261, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -37, Avisena-96, Biotek. -146, Sistina-58, laboratori Laor-292, Sinlab-20, Remedika-4, Fertiliteti-69, Genea-7, Nikob lab-309, VFV Medikal-76, Eli Medika-48, Rojall Medika-62, Spektra- MM-12, Rapid Lab-17, Zhan Mitrev Strumicë-26, ISHP dhe ISHP (rapid test) – gjithsej 1.632.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.574.100 teste ndaj Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 që nga fillimi i epidemisë është 223.211, numri i pacientëve të shëruar është 210.475, numri i të vdekurve është 7.904 dhe numri i rasteve aktive është 4.832.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy