Agjencia Zhurnal.mk.

Regjistrimi i popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, mesazhi i Bashës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për regjistrimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ai bëri thirrje shqiptarëve që të regjistrohen, duke theksuar se kjo është kundërpërgjigja më e mirë për politikat diskriminuese të Beogradit ndaj shqiptarëve në këto tre krahina.

 

Të dashur motra dhe vëllezër të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe kombësisë në komunat tuaja.

Sot thirrja ime vëllazërisht është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që të bëjnë gjithçka për të regjistruar veten e familjarët e tyre.

Regjistrimi juaj është kundërpërgjigja më e mirë për politikat diskriminuese të Beogradit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Përmes regjistrimit tuaj dhe të familjarëve tuaj, ju jepni kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për të ndalur efektet e projektit të spastrimit etnik përmes pasivizimit të adresave. Në këtë mënyrë ju i dëshmoni botës realitetin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përkundër përpjekjeve të mbrapshta për ta zhbërë atë.

Ndaj është e një rëndësie vendimtare dhe përgjegjësi e lartë kombëtare që çdo shqiptar i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që jeton në këto komuna, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut apo diasporë, të bëjë gjithçka për t’u regjistruar.

Related posts

Dallgët deri 3.50 metra/ Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë! Kur pritet të rifillojë

Xh M

Shqipëria i vendos sanksione Rusisë

Redaksia

Katër policë nën hetim për arratisjen e 21-vjeçarit në Korçë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More