Shkup, 25 Maj – Semimaturantët veç më duhet të përzgjedhin shkollat e mesme ku do të vijojnë arsimimin e tyre. Regjistrimi këtë vit do të bëhet online. TVM2 qëndroi në Shkollën e Mesme “Marija Kiri Skllodovska” ku janë paraparë 238 vende të lira në drejtime deficitare.
Teknik të kimisë, të ambientit jetësor, teknik laborant mjekësor, drejtimi i optikës së syve janë drejtimet që ofron kjo shkollë. Të gjitha drejtimet janë atraktive dhe të kërkuara në tregun e punës, por dy mund të veçohen si më specifike, thonë nga kjo shkollë.
“Drejtimi teknik laborant është i vetmi në gjuhën shqipe në qytetin e Shkupit që ka dy paralele afër 68 nxënës që pas përfundimit të shkollës së mesme dhe para kohës gjashtë mujore mund të punësohet dhe drejtim tjetër atraktiv teknik për ambient jetësor që ka marrë edhe hov të madh dhe ka fonde edhe nga BE që të rritet vetëdija në këtë aspekt.”,- tha ndihmësdrejtori në Sh. M. “Marija Kiri Skllodovska”, Samet Ismaili.
Sh. M. “Marija Kiri”, ofron drejtime deficitare
Në kuadër të shkollës ka dhjetë laboratorë të cilët shërbejnë për realizimin e punës praktike, andaj nxënësit ftojnë bashkëmoshatarët të bëjnë përzgjedhjen e duhur.
“Do t’ua sugjeroja semimaturantëve shkollën për tre arsye thelbësore, për shkak të praktikës shkolla posedon labortaor tepër modern dhe punësimi pas kryerjes së shkollit të mesëm si dhe do të kenë një bazë shumë të mirë për studime.”,- theksoi një nxënëse.
“Kam përzgjedhur drejtimin teknik laborant medicinal, sepse është drejtim i kërkuar dhe do tu sugjeroj semimaturantëve sepse orët teorike i mbajmë në shkollë me laboratorët që kemi.”,- theksoi një nxënës.
“Në shkollën tonë nxënësit kanë mundësi që gjërat që i mësojnë në teori të praktikohen në laboratore tona të gjitha gjërat që i shohin me anët të mikroskopit apo t’i bëjnë reagentët, sepse dihet që gjërat që mësohen vizuelisht, mbahen mend më mirë.”,- u shpreh profesoresha, Ajsel Fazli.
Afati i parë i regjistrimit do të jetë më 14 dhe 15 qershor, ndërsa përparësi do të kenë nxënësit që përveç pikëve nga notat kanë edhe mirënjohje nga pjesëmarrja në gara të ndryshme.