Agjencia Zhurnal.mk.

Regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të “Maratonës së Shkupit”

Shkup, 2 tetor – Për shkak të mbajtjes së garave të “Viz Er Maratona e Shkupit 2022”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup sot do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin më të gjerë të qytetit të Shkupit, gjatë të cilave trafiku do të zhvillohet nëpër rrugët përreth, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Fillimi i garave ishte paralajmëruar për në orën 07:30 minuta, me këto trase të lëvizjes:
Traseja e zhvillimit të garës prej 5 km: Starti para Kuvendit të RMV-së, drejt nëpër rrugën “11-të Tetori”, majtas nëpër blv.”Republika e Krushevës”, djathtas nëpër blv. “Brigada e Tretë e Maqedonisë”, pastaj në gjysëmrreth në udhëkryqin ndërmjet blv. “Brigada e Tretë e Maqedonisë” dhe rr. “Kosta Novakoviq” dhe nëpër të njëjtën trase prapa deri te caku- Kuvendi i RMV-së në rr. “11-të Tetori”.

Traseja e zhvillimit të garës në gjysëmaratonën prej 21 km dhe gara e stafetës në 42 km (me vërejtje se për garën e stafetës në 42 km garuesit vrapojnë dy herë nëpër trasenë e përmendur): Starti para Kuvendit të RMV-së në rr.”11-të Tetori” drejtë në drejtim të “Sheshit Maqedonia” nën “Portën Maqedonia”, majtas nëpër rr. “Nikolla Vapcarov”, djathtas nëpër rr. “Shën Qirili dhe Metodi”, drejt nëpër blv. “Shën Klimenti i Ohrit”, djathtas nëpër rr. “Shën Qirilli dhe Metodi”, drejt nëpër rr. “Mitrolpoliti Teodosij Golloganov”, pastaj drejt nëpër rr. “Vojvoda Vasil Çakallarov”, deri në udhëkryqin me rr. “Isaija Maxhovski”, ku kthehet në gjysëmrreth prapa nëpër të njëjtën trase, deri te Kuvendi i RMV-së në rr. “11-të Tetori” dhe vazhdohet drejt nëpër rr. “11-të Tetori”, majtas nëpër blv “Republika e Krushevës”, djathtas nëpër blv. “Brigada e Tretë e Maqedonisë”, matas nëpër blv. “Serbia” (në drejtim të kundërt), majtas nëpër blv. “Jane Sandanski” (në drejtim të kundërt), deri në udhëkryqin me rr. “Jane Sandanski”, ku kthehet në gjysëmrreth nëpër të njëjtat rrugë deri në cak-“Sheshi Maqedonia”.

Për këto arsye, Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohen garat me qëllim të zhvillimit të trafikut pa pengesa.

Related posts

EURAKTIV: Holanda tani është “PËR” inkuadrimin e RMV-së dhe Shqipërisë në BE

Z.H

Propozohet që Rajoni i Ohrit të marrë dy vite afat për t’i plotësuar rekomandimet e UNESKO-s dhe të evitojë zhvendosje në Listën e pasurive botërore në rrezik

D V

Agjendë digjitale për qytetarët – Digjitalizimi dhe transformimi digjital për administratë më efikase

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More