Agjencia Zhurnal.mk.

Referendumi i Serbisë në Kosovë, Borrell thotë se qytetarëve duhet tu lejohet e drejta për votim

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se votat e referendumit për kushtetutën e Serbisë që mbahet të dielën në të kaluarën janë mbledhur me lehtësimin e misionit të OSBE-së.

 

Përmes Twitter-it, Borrell tha se për këtë ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, qytetarët duhet të lejohen ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Kam folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me referendumin për Kushtetutën që organizohet të dielën në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën, është bërë përmes lehtësimin të OSBE-së. Qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, shkruan Borrell.

Related posts

Tensionet në veri të Kosovës, “një pikë diplomatike për Moskën, por dështim i Beogradit”

D V

Certifikohet rezultati i për kryetar të Komunës së Kllokotit

N E

Haradinaj: Edhe unë dhe familja e motrës sime u helmuam në Deçan, këto ishin simptomat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More