Agjencia Zhurnal.mk.

Reeker: Është e dëmshme për vlerat tona të shtypet procesi i zgjerimit

Shkup, 2 korrik – Procesi i integrimit evropian të vendeve në rajon i vendosë bazat për zhvillimin paqësor demokratik. Por të gjithë tani e dimë që besueshmëria dhe ndikimi i Bashkimit Evropian në rajon është në një nivel shumë të ulët, kështu që të gjitha vendet anëtare duhet të punojnë për të rivendosur atë besueshmëri në Ballkanin Perëndimor.

 

Kjo u tha sot në Ohër nga ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Filip Riker në panelin “Rivendosja e sinergjisë ndërmjet BE-së dhe SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor” në Konferencën e parë ndërkombëtare të Forumit të Prespës për Dialog.

“Vendimi i BE-së për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë ishte frymëzues, por tani BE-ja nuk ka besueshmëri nëse nuk ndërmerren veprime konkrete për të filluar negociatat. Shpresojmë që Bashkimi Evropian të mbajë konferencat e para ndërqeveritare me të dy vendet dhe kjo do të ndodhë. Ne dëgjuam angazhimet e presidencës sllovene të BE-së. Ne besojmë se është e papërshtatshme dhe e dëmshme për besueshmërinë e BE-së për vlerat tona të përbashkëta për të shtypur procesin e zgjerimit”, tha Riker.

Riker ritheksoji gjithashtu se udhëheqësit e shquar të BE-së thanë se BE-ja duhet të përmbushë premtimet e tij, në veçanti, tha ai, siç theksoj ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas.

“Për më shumë se dy dekada, vizioni i bashkëpunimit i SHBA-së me BE-në për Ballkanin Perëndimor ka motivuar forma që ndihmuan në përvetësimin e vlerave të përbashkëta në komunitetin transatlantik. Kjo është arsyeja pse unë u inspirova nga vërejtjet e presidentit Pahor – BE-ja dhe të gjitha vendet anëtare duhet të punojnë për të rivendosur atë besueshmëri në Ballkanin Perëndimor, dhe ky është mesazhi që sekretari Blinken dërgoi në takimet e tij në Berlin, Paris dhe Romë”, theksoi Riker.

Ai porositi se duhet t’u bëhet e qartë liderëve dhe popujve në rajon se reformat që po zbatohen çojnë drejtë integrimit evropian.

Ai shtoi se ishte e rëndësishme për vendet anëtare të BE-së të përmbushin premtimet e tyre dhe tregoi që shpresonte se ata do ta bënin këtë në periudhën e ardhshme.

“BE-ja duhet të tregojë qëndrueshmëri dhe besueshmëri. Mund ta bëjë këtë duke i dhënë regjim pa viza për Kosovën. Kosova ka përmbushur të gjitha parakushtet për udhëtimin pa viza në zonën Shengen. Nëse Kosovës i mohohet regjim pa viza, dhe nëse Kosovës i mohohet perspektivë evropiane, atëherë motivimi për të mbajtur bisedime Prishtinë-Beograd do të dobësohet. Dhe nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje në mes Prishtinës dhe Beogradit, atëherë i gjithë rajoni nuk do të jetë në gjendje të ecë përpara”, tha në këtë kontekst ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Filip Riker.

Related posts

Profesorët Xhevat Lloshi dhe Rami Memushaj mbajtën ligjërata për organizimin e teksteve të përkthyera dhe për semantikën

D V

Kandidatët për Çairin bëhen bashkë për një kafe në Çarshi, mungoi Bekim Sali (VIDEO)

Redaksia

Zaev: Përgëzoj futbollistët tanë që na dërgojnë në balotazh dhe na e ofruan këtë gëzim

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More