Agjencia Zhurnal.mk.

“Red Notice” – filmi më i ndjekur në Netflix i të gjitha kohërave

Dwayne Johnson ka një arsye më shumë për të festuar e për të përmbyllur një vit të suksesshëm.

 

Filmi i tij i fundit, “Red Notice”, është tani filmi më i ndjekur në historinë e Netflix, sipas gjigantit të transmetimit.

“Red Notice” solli 328.8 milionë shikime në orë, raporton Netflix, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga “Bird Box” e Sandra Bullock në 2018 me 282 milionë.

Ryan Reynolds, Gal Gadot dhe Dwaye ‘The Rock’ Johnson

Aktualisht, 50 për qind e të gjithë abonentëve të Netflix në mbarë botën e kanë parë “Red Notice”.

Filmi e kaloi rekordin e mbajtur më parë në vetëm 18 ditë, në krahasim me “Bird Box” që zgjati katër javë.

Projekti, ku luajnë Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, u prodhua nga Johnson’s Seven Bucks Productions dhe debutoi në faqen e transmetimit në fillim të këtij muaji.

Pamje nga filmi “The Red Notice”

Related posts

Dukagjin Lipa shfaqet i buzëqeshur pranë Vedat Bajramit

D V

“Në kohë të mira e të vështira”, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani ndajnë një moment intim me ndjekësit

D V

Noizy feston ditëlindjen, mbush 35 vjeç

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More