Agjencia Zhurnal.mk.

Rebelohen të burgosurit në burgun e Manastirit, djegin qeliën dhe lënë burgun pa rrymë

Manastir, 11 korrik – Në burgun e Manastirit, pasditen e sotme ka ndodhur një incident.

Sipas informacioneve fillestare nga tereni, një qeli e burgut është djegur dhe ka ndërhyrë edhe ekipi i zjarrfikësve.

Burgu është pa energji elektrike.

Cilat janë arsyet e rebelimit aktualisht nuk dihen. Nuk ka informacione për lëndime të mundshme të të burgosurve.

Të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare flasin vazhdimisht për kushtet e këqija të burgjeve në vend.

Related posts

Gratë në “luftë” për mbijetesë nga meshkujt!

I.A

Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht cilësor

D V

Nxënës, shokë, prindër, qytetarë nënshkruhen në Librin e zisë në SHF “Johan Hajnrih” – Pestaloci” për të ndjerën Vanja Gjorçevska

D V