Agjencia Zhurnal.mk.

Real Madridi merr fitore spektakolare në udhëtim te Sevilla

Real Madridi ka arritur të fitojë 2-1 ndaj Sevillës në kuadër të javës së 15-të në La Liga.

 

Pas vetëm 12 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Rafa Mir, që u asistua nga Marcos Acuna.

Por, Los Blancos i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Karim Benzemas (32’), falë një gabimi të Bonos.

Vendasit kishin mundësinë që të përmbysnin rezultatin në minutën e 45-të, por Marco Asensio shpërdoroi një rast perfekt.

Në 45 minutat e dytë, madrilenët ishin më kërkues, duke arritur që të shënonin edhe golin e fitores.

Një mundësi të shkëlqyer e shpërdoroi edhe David Alaba që në minutën e 83-të nuk arriti të mposhte portierin në një distancë të afërt.

Por, në minutën e 87-të, Casemiro asistoi për Vinicius Junior, që realizoi për 2-1, duke i fituar skuadrës së tij tre pikë të mëdha.

Pas javës së 15-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 33 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Atletico Madridi

Në xhiron e 16-të, skuadra që drejtohet nga Carlo Ancelotti do të ketë punë me Athletic Blbaon. 

Related posts

Senatorët francezë votojnë për ndalimin e shamisë në garat sportive

Z H

‘Pse nuk vallëzon tash?’ – Yerry Mina sqaron se gjithçka që ndodhi me Messin në Copa America është lënë në fushë

D V

Rivaldo paralajmëron Anglinë për ‘ankthin e pamenaxhueshëm’, derisa jep edhe parashikimin se kush e fiton finalen e Euro 2020

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More