Agjencia Zhurnal.mk.

Real Madridi humbet terren në ndjekjen e Haalandin

Real Madridi nuk shihet më si favorit për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

 

Ylli norvegjez ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar me Dortmundin, duke shënuar thuajse në çdo ndeshje.

Forma e lartë dhe golat e vazhdueshëm kanë bërë që Haaland të bëhet objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane.

Los Blancos shiheshin si favorit për transferimin e norvegjezit, pasi edhe në verë agjenti i lojtarit, Mino Raiola dhe babai i tij u takuan me drejtuesit e Realit.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle AS, shpresat e Real Madridit për të nënshkruar me Haaland po zbehen shpejt dhe Mbretërit kanë humbur tashmë terren në garë.

Haaland po gjurmohet gjithashtu nga Manchester City, Bayern Munich, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, dhe Reali rrezikon të ‘dëbohet’ financiarisht nga tre gjigantët. 

Related posts

Muci asiston, Kastrati shënon – Legia merr fitore ndaj Spartak Moskës falë dyshes shqiptare

D V

Tifozi i ‘çmendur’ i Argjentinës bën tatuazh të gjithë emrat e lojtarëve që ishin pjesën në triumfin e Copa America

D V

Arsenali tregon se kur do t’i rikthehet Granit Xhaka stërvitjeve të plota

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More