Agjencia Zhurnal.mk.

Real Madridi gjen zëvendësuesin e Asensios, kërkon transferimin e Gnabryt

Real Madridi kanë gjetur zëvendësimin e anësorit të tyre, Marco Asensio.

Asensio pritet të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ këtë verë, si pasojë e mungesës së minutave.

Spanjolli nuk është një titullar i padiskutueshëm, ndërsa ai dëshiron të jetë i tillë.

E ardhmja e tij mund të jetë në Itali apo në Angli, pasi ka oferta nga disa klube të mëdha.

Real Madridi në anën tjetër sipas raportimeve që po qarkullojnë, thuhet se kanë gjetur zëvendësuesin e tyre për atë pozicion, që është Serge Gnabry.

Anësori gjerman nuk duket i lumtur te Bayern Munich, andaj do të largohet këtë merkato.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e Gnabryt te gjiganti spanjoll, pasi për të janë interesuar edhe ekipet të tjera.

Related posts

Thyhet rekordi, vjen debutimi më i ri në historinë e futbollit profesionist me vetëm 13 vjet

D V

Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

D V

Pepe nuk ndryshon kurrë, tani një postim në rrjetet sociale rrezikon që të marrë një dënim shembullor

D V