Agjencia Zhurnal.mk.

Real Madrid e shohin Man Cityn si rivalin direkt për Jude Bellingham

Liverpool duket se nuk po qëndron aq mirë në garën për Jude Bellingham. Real Madrid i prinë garës, kurse edhe City është aty.

Jude Bellingham po vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të komentuar në futbollin evropian, me emrin e tij që lidhet me një largim nga Borussia Dortmund.

 

Mesfushori anglez pritet të lë Dortmundin verën tjetër, me Real Madrid si skuadra më e interesuar për të. Liverpool po ashtu lidhej me lojtarin.

Sipas raportimeve të Melissa Reddy të ‘Sky Sports’, Reali po e sheh Manchester Cityn si rivalin direkt.

Ky fakt nuk ka të bëjë me situatën ekonomike të skuadrave, por edhe me projektin e Manchester City.

City është skuadra që po bën mirë në aspektin organizativ, e strukturuar mirë dhe me stabilitet të lartë ekonomik.

Mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën për shërbimet e Jude Bellingham.

Related posts

Formacionet e mundshme Shqipëri-Armeni, Asllani dhe Skuka projektohen titullarë

Lea Muslija

Drita e konfirmon, derbi me Gjilanin zhvillohet siç ishte planifikuar

Lea Muslija

Paris Saint-Germain prezanton sponsorin e ri në fanellë, mungon Mbappe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More