Agjencia Zhurnal.mk.

Reagon Nuza pasi u delegua si gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës

Një lajm i mirë këtë javë erdhi nga UEFA, pasi për herë të parë një katërsheje të gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën i është besuar drejtimi i ndeshjes së Conference League, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për ndeshjen ndërmjet skuadrës qipriote Omonoia FC dhe asaj kazake FC Kairat Almaty, që zhvillohet të enjten në orën 21:00.

Asistentë të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt Visar Kastrati.

Kësisoj, Nuza bëhet gjyqtari i parë kosovar që do ta drejtojë një ndeshje të këtij niveli në fazën e grupeve në garat e UEFA-s.

Për këtë arritje të madhje, ka shkruar vetë Nuza në profilin e tij në ‘Facebook’.

Ai e ka cilësuar si suksesin më të madh të tij personal, delegimin për ta drejtuar një ndeshje të një eveniment madhor të UEFA-së, siç është Liga e Konferencës.

Postimi i plotë i Genc Nuzës:

“Miq e familjar,

Arritja ime për herë të parë ndonjëherë në fazën e grupeve të një prej kompeticioneve më të forta të UEFA-së siç është Conference League si një gjyqtarë i futbollit i cili përfaqëson FFK-në dhe shtetin e Kosovës është suksesi më i madh për mua në rrafshin personal deri më tani, dhe njëkohësisht një prej sukseseve më të mëdha për gjyqtarët dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi.

Puna, përgatitja fizike, ngritja profesionale dhe përkushtimi në referim ishin dhe do të mbeten detyrat e mija parësore.Kjo arritje më bënë sa të lumtur po ashtu përgjegjës për të punuar edhe më shumë për suksese tjera në të ardhmën.

Falenderoj Zotin për shëndetin, presidentin Agim Ademi, kryetarin Perparim Hasani ata që besuan dhe më mbështesin në veçanti familjën time në këtë rrugëtim të bukur e të vështirë. Shpresoj që qyteti i Nicosia në Qipro të jetë me fat për mua dhe ekipin tim”.

/Gazeta Olle/

Related posts

Zëvendës ambasadori zviceran vizitoi Kodrën e Diellit

Xh M

UT dhe Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” organizuan panel diskutimi për trajtimin e narrativëve joliberalë dhe euroskeptikë

Redaksia

Ekipi i të verbërve të Kosovës do të marrë pjesë në turneun e Athinës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More