Agjencia Zhurnal.mk.

Reagon Nuza ndaj Malishevës: Nëse kam ofenduar ndonjëherë, unë nuk do gjykojë në futboll, penalltia ishte me të drejtë

Në kuadër të xhiros së tetë Malisheva dhe Gjilani kanë luajtur baras, 1-1. Pas përfundimit të ndeshjes skuadra vendase kishte reaguar ‘ashpër’ ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Genc Nuza.

Ish-gjyqtari më i mirë në futbollin kosovar, ka reaguar përmes emisionit duke u lidhur direkt ne transmetim.

“Me këtë inkuadrim timin në emision po e shkeli edhe një pjesë të kodit që e kemi ne gjyqtarët për paraqitjen nëpër media. Edhe në qoftëse e kam thyer këtë kod, nuk munda pa reaguar. Këto reagime të njëpasnjëshme për të gjithë kolegët e mi janë denigruese. Sa i përket ndeshjes së fundit (Malisheva – Gjilani)  unë e kam përgatitur me kolegët e mi ndeshjen ashtu siç duhej. Unë i kam kryer të gjitha rregullat e futbollit gjatë ndeshjes. Rasti i penalltisë ka qenë shumë i shpejtë, kam menduar fillimisht që është duel krah me krah, nuk e kam parë. Por ja që sistemi VAR është për këto punë, pas rishikimit e kam gjykuar si penallti, dhe kjo është penallti me shumë të drejtë”

“Nëse ata mendojnë që i kam ofenduar ndonjëherë në ndeshje, unë asnjëherë nuk do gjykojë në futboll”, tha Nuza në emision.

Related posts

Regjistrimi zbuloi/ 1.615 martesa të të rinjve të moshës 15 deri në 19 vjeç

Xh M

Ambasadorja e Ukrainës: Falënderoj autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen

Redaksia

Shkupi feston 13 Nëntorin – Ditën e Çlirimit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More