Ndeshja e parë e këtij sezoni mes tyre ishte zhvilluar në kryeqytet, ku Gjilani kishte barazuar në sekondat e fundit të ndeshjes, për të dalur me një pikë nga “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.
Ishte Albert Dabiqaj që realizoi me kokë në minutën e 96-të, pas asistimit fantastik të Augustin Torassas.
Kuqebardhët kanë postuar pikërisht këtë gol në faqen zyrtare të klubit, para ndeshjes së nesërme ndaj Prishtinës, të cilën e presin në shtëpi.
“Asistimi i Agustin Torassa apo goditja mjeshtërore e Albert Dabiqaj. Ne kemi zgjedhur dyjat…”, është shkruar në postim.
Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për të dy skuadrat, në rast fitore Gjilani ngritet në krye të tabelës, ndërsa Prishtina rikthehet në top pesëshe.
/Gazeta Olle/