Agjencia Zhurnal.mk.

Reagon Ferizaj pas lëndimit të dy futbollistëve të Kikës

Në reagimi e Ferizajt theksohet se nuk mund të pajtohen me tendencën e zyrtarëve të Kikës që t’i japin një konotacion më ndryshe asaj që ka ndodhë dhe gjithëçka të përshkruhet e orkestruar apo e qëllimshme, shkruan Gazeta Olle.

Gjithashtu, ferizajasit në reagimin e tyre kanë shprehur edhe hapi me kumtesën zyrtare të mysafirëve.

Reagimi i plotë nga Ferizaj: 

REAGIMI NGA FC FERIZAJ.

FC Ferizaj i motivuar nga reagimi i klubit KF Kika dëshiron të sqarojë dhe të jap opinionin e vetë lidhur me ndeshjen FC Ferizaj-KF Kika

FC Ferizaj ofron kushte normale për zhvillimin e ndeshjes për të gjithë kundërshtarët sportiv, gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e rregulltë të kampionatit garues për ligën e parë dy(2) lojtar të ekipit KF Kika kanë pësuar lëndime me ç`rastë lojtarët janë shoqëruar në spitalin e Ferizajt, lojtarëve iu është dhënë ndihma e parë dhe kanë lëshuar ambientet e spitalit.

Loja e futbollit është e një natyre të tillë ku lojtari gjatë aktivitetit të vet sportive mund të pëson lendime dhe kjo mund të jetë e dyanshme apo reciproke.
FC Ferizaj nuk mund të pajtohet me tendencën e zyrtarve të klubit mik që ti japin një konotacion më ndryshe kësaj që ka ndodhë dhe gjithëçka të përshkruhet e orkestruar apo e qëllimshme, kjo nuk qëndron, aq më parë ku njëri nga lojtarët e lënduar ka mbrojtur dhe ka lënë gjurmë pozitive në FC Ferizaj (Lirian Ferati).

FC Ferizaj ka mbetur i habitur me kumtesën zyrtare të dhënë pas ndeshjes kurse një gjë të till nuk e kan bërë apo apostrofuar në dokumentin zyrtar të ndeshjes siq është procesverbali.
Në shërbim të interesimit të sinqertë për shëndetin e lojtarve është edhe komunikimi i kryetarit të klubit FC Ferizaj z. Lulzim Abazit me kryetarin e KF Kika z. Naim Bickaj ku nuk ka pas vërejtje për mikëpritjen nga ana e klubit tonë.

FC Ferizaj dëshiron dhe uron rikuperim të shpejtë lojtarëve në fushën e gjelbërt!

Ne si klub do të jemi në shërbim të vlerave dhe të rritjes së futbollit dhe për FC Ferizajn dhe qytetin e Ferizajt, Hogoshti dhe KF Kika është një vend në shërbim të këtyre vlerave.

Bordi drejtus i FC Ferizaj.
Kryetar Lulzim Abazi.

Ferizaj.
18/10/2021.

/Gazeta Olle/

Related posts

Haradinaj: Luftërat në Ballkan kapitull i mbyllur

Xh M

Spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Xh M

Koment: Propaganda serbe po punon dhe po zgjerohet, elita shqiptare po sheh ëndërra me sy çelë

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More