Agjencia Zhurnal.mk.

Reagon drejtori i RTK-së pas shkarkimit të Bordit: Kjo është e frikshme për demokracinë

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhënjim Kastrati ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e Bordit të televizionit publik.

 

Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se shkarkimi i Bordit të RTK-së është precedent i rrezikshëm për mediumin publik.

“Ajo çfarë ndodhi sot me mënyrën e shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së është precedent i rrezikshëm për RTK-në, dhe të ardhmen e mediumit publik. Armend Muja dhe Doarsa Kica e dinë që argumentet e tyre te paraqitura para deputeteve për shkarkimin e Bordit nuk qëndrojnë, por e kanë obligim te kryejnë misionin, dhe kjo është e frikshme për demokracinë! Nesër kush e di çfarë vendimi marrin!”, ka shkruar Kastrati.

Postimi i plotë i tij:

Ajo çfarë ndodhi sot me mënyrën e shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së është precedent i rrezikshëm për RTK-në, dhe të ardhmen e mediumit publik.

Armend Muja dhe Doarsa Kica e dinë që argumentet e tyre te paraqitura para deputeteve për shkarkimin e Bordit nuk qëndrojnë, por e kanë obligim te kryejnë misionin, dhe kjo është e frikshme për demokracinë! Nesër kush e di çfarë vendimi marrin!

Por një gjë është e sigurtë që:

  1. Auditim ka pasur në RTK
  2. Raporti 2020, i performancës dhe ai financiar është publik dhe është një nga raportet me notat më të mira nga auditori i pavarur.
  3. Për profesionalizmin e disa anëtarëve të Bordit flasin CV-të dhe përvoja e tyre dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi.

Unë do të jem falënderues për bashkëpunimin që kemi pasur me këtë Bord, pavarësisht tentimeve të politikes për ta komprometuar RTK-në nëpërmjet fabrikimeve dhe inskenimeve të situatave.

Përgjegjësi para publikut dhe ligjit, PO!

Nënshtrim dhe përulje JO!

Related posts

Kapiten Lirim Bllaca dhe Kadet Lisa Ramadani përfaqësojnë Kosovën në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake

D V

Bojkoti i Listës Serbe si shantazh ndaj institucioneve të Kosovës për Asociacionin

D V

Këta janë shtatë personat që Kosova u vuri sanksione

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More