Agjencia Zhurnal.mk.

Reagon BESA Trans: Videot që po shpërndahen nuk janë nga udhëtarët tanë e as autobusët nuk janë tanët

Shkup, 24 nëntor – Kompania Besa Trans përmes një komunikate për media, ka reaguar për videot të cilat po shpërndahen për disa persona që po dalin nga hoteli dhe po futen në autobuse, dhe një video ku disa persona shihen duke vallëzuar, duke thënë se ato video nuk janë nga personat që kanë qenë viktima nga aksidenti dhe nuk kanë të bëjnë me kompaninë, informon Zhurnal.

 

Sipas asaj që thonë nga kompania, as ata po as mediat nuk duhet të nguten për të shpërndarë diçka për të cilën do të del se është dezinformatë. Nga videoja ku shihet disa persona duke dalë nga hoteli e duke u futur në autobus, nga Besa Trans thonë se ato nuk janë udhëtarë të tyre e as autobusët nuk janë të tyre.

Në vijim keni njoftimin e plotë të Besa Trans:

Njoftim me rastin e tragjedisë të ndhodhur në Bullgari


Njëherit ju shprehim ngushëllime të gjithë familjarve të të ndjerëve në aksidentin tragjik i cili ka ndodhur dje në orët e herta të mëngjesit, të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë.


Nuk kemi fjalë dhe as që kemi besuar që edhe në këto raste, bazë e mediave do të jetë dezinformimi, si shkak i shpërndarjes së disa videove nga një hotel në të cilin kanë qëndruar një pjesë e udhëtarëve tanë, autobusët të cilët shfaqen në ato video asnjëri nuk ka qenë ata në të cilët janë gjendur viktimat e aksidentit tragjik. I lusim të gjitha mediat që njëherit ti vërtetojnë lajmet dhe më pastaj ti shpërndajnë ato, e jo të përfitojnë nga rasti tragjik, njejtë edhe ne duke mos pasur informacione zyrtare, nuk kemi marrë asnjë hap për njoftim të opinionit, në mënyrë që sa më shumë ti largohemi dezinformatave.


Të ndjerit Allahu i mëshiroftë, të lënduarit Allahu i shëroftë

Njoftim me rastin e tragjedisë të ndhodhur në Bullgari Njëherit ju shprehim ngushëllime të gjithë familjarve të të…

Posted by Besa Trans-Shkup on Wednesday, November 24, 2021

Related posts

Për shkak të rikonstruimit të rrjetit të shpërndarjes, Resnja dhe Prespa nesër 10 orë pa energji elektrike

D V

Dimitov: Nga samiti BE-Ballkani Perëndimor rajonit i duhet premtim i qartë për një të ardhme evropiane

D V

Shahpaska: Shtëpitë e vogla në grupe janë konfirmim për suksesin e reformës sociale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More