Agjencia Zhurnal.mk.

Reagon BDI, tregon ku është realizuar fotografia e Ahmetit me “numëratorin e parave”

Shkup, 2 shkurt – Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas akuzave të sotme që VMRO-DPMNE bëri ndaj kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti në lidhje me një fotografi, ku shihet një “numëratore e parave”. Nga BDI thonë se fotografia është bërë në zyrat e një kompanie në Kosovë, e jo nw zyrat e tyre partiake.

 

“Në lidhje me akuzat e pabaza dhe tendencioze për kinse parregullsi në shfrytëzimin e energjisë elektrike në shtëpinë e kryetarit Ali Ahmeti, më datë 27 Shtator të vitit 2021, EVN u prononcua zyrtarisht se në inspektimin e realizuar nuk është konstatuar asnjë parregullsi e vetme. Sa i takon “numëratorit të parave”, opinioni tashmë e di se fotografia e kryetarit Ali Ahmeti është realizuar në zyrat e një kompanie në Republikën e Kosovës dhe kjo u konfirmua me reagime nga vetë udhëheqësit e asaj kompanie”, thuhet mes tjerash në reagimin e sotëm të BDI-së.

Ndryshe, në fotografi shihet flamuri i Kosovës, SHBA-së dhe Shqipërisë, ndërsa mbi ta edhe portreti i komandantit legjendar Adem Jashari.

Related posts

Serwer: Situata në Veri mund të eksaloj në konflikt të armatosur, mund të ketë pasoja edhe në Maqedoni

Xh M

Sela ngushëllon familjarët me rastin e ndarjes nga jeta të arsimtarit kumanovar Rexhepi

I Z

Mbyllja e konsullatës ruse në Manastir, Rusia e pakënaqur për vendimin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More