Agjencia Zhurnal.mk.

Reagon Ahmeti: Nuk u ballafaqova fizikisht me Toverlanin, por nuk janë të mirëseardhura vizitat e tij kur nuk jam në shtëpi

Ka reaguar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në lidhje me arrestimin e Afrim Toverlanit.

 

Ahmeti thotë se nuk ka pasur ballafaqim fizik me Toverlanin pasi nuk ka qenë në shtëpi në momentin kur ka ardhur ky i fundit.

Megjithatë Ahmeti nuk e ka konsideruar veprim të mirë të Toveralinit shkuarjen në shtëpi të tij kur ai nuk ka qenë prezentë në të.

“Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.

Ka qenë mbrëmë të shtëpia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijët dhe familjen.

Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, ka shkruar Ahmeti.

Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Tuesday, October 26, 2021

Related posts

Haradinaj dyshon se aksioni i sotëm i policisë në veri është bërë për fushatë, kërkon sqarim nga Qeveria

D V

Paraburgim një mujor ndaj dy zyrtarëve të komunës së Vitisë

N E

Protestuesit serbë vendosin tenda në afërsi të Jarinjes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More